Sipas të dhënave zyrtare, prej fillimit të këtij vit rivierën e Ulqinit e vizituan turistët nga 50 vendet e botës. Këtu kishte mysafirë edhe nga Zambia, Kirgistani, Zelanda e Re, theksojnë nga Organizata turistike.
Më së shumti turistë në Ulqin tradicionalisht ka nga Kosova, pastaj vijnë mysafirët nga Rusia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Zvicra, Gjermania dhe Polonia.
Rreth 95 për qind e mysafirëve që verojnë në Ulqin kanë pasaporta të huaja.