Stërvitjet e NATO-së në BdheH: MARRIN PJESË EDHE ZJARRFIKËSIT E ULQINIT

NATOPërfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Ulqinit do të marrin pjesë në fund të këtij muaji, në kuadër të skuadrës së Malit të Zi, në stërvitjen e madhe të NATO-së e cila do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë, mëson Portali Ul-info.

Qëllimi i këtij tubimi është trajnimi i largimit të pasojave nga situatat e jashtëzakonshme, gjegjësisht ofrimi i ndihmës institucioneve nacionale në mënyrë që të rritet rezistenca ndaj katastrofave nëpërmjet përmirësimit të planifikimit, parandalimit, gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj katastrofave.

Ushtrimet do të mbahen prej me 24 deri me 29 shtator në zonën e kantonit të Tuzllës, me gjithsej 1.300 pjesëmarrës nga mbi 30 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi