Në Draftin e Strategjisë nacionale për menaxhim integral të zonës bregdetare thuhet që zona e Liqenit të Shasit dhe e Plazhit të madh janë shumë të cenueshëm.
Siç theksohet, këto zona duhet ruajtur nga ndikimet negative, sidomos me ruajtjen e tërësisë së tyre.
“Si zona më të rrezikuara bregdetare janë etiketuar dinat ranore në Plazhin e madh me fragmentet e mbetura të pyllit të lisit të Shkodrës në pjesën e pasme të saj”, thuhet në Strategjinë e cila së shpejti do të dal në shqyrtim publik.
Ajo do ti paraprijë Draftit të Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare, i cili përndryshe, përfshinë tërë zonën e komunës së Ulqinit.








