Studim: HIDROCENTRALET SHKATËROJNË BREGDETIN E ULQINIT

Ndërtimi i hidrocentraleve mund ta kthejë Shqipërinë në një “superfuqi” rajonale energjetike, sikurse pretendohet, por pa dyshim kjo do të ketë një kosto të lartë për vendin në një afat të gjatë. Një studim i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc lidhur me lumenjtë e Ballkanit mbi statusin e tyre hidromorfologjik dhe projektet e hidrocentraleve, zbulon edhe disa të dhëna jo aq entuziaste për Shqipërinë. Studimi është mbajtur gjatë vitit të kaluar dhe është mbështetur nga një sërë programesh të BE-së dhe fondacioneve që synojnë mbrojtjen e natyrës dhe në fund është publikuar një raport i plotë me gjetjet. 


RISKU PËR RIVIERËN
Deformimi i rrjedhjes së lirë të lumenjve me ndërtimin e shumë hidrocentraleve në një kaskadë do të ketë pasoja të mëdha për Shqipërinë. Riviera shqiptare përgjatë bregdetit rrezikon të pësojë ndryshime që nuk janë në favor të prioritetit tjetër të shpallur nga qeveria, turizmi. “Reduktimi i transportit të sedimenteve shkakton erozion bregdetar si në rastin përgjatë Rivierës së Shqipërisë”, thuhet në raport. Gjithsesi, në totalin e të gjitha vendeve aktualisht Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas raportit, kanë ende 60 për qind të lumenjve me një rrjedhje të lirë dhe të pacenuar nga pjesa ekologjike.

RISKU EKOLOGJIK
Gati 90 hidrocentrale të planifikuara për t’u ndërtuar në vendin tonë prekin në mënyrë shumë të lartë vlerën ekologjike të lumenjve ku po ndërtohen. Dy lumenjtë më të kërcënuar nga kjo janë Devolli dhe Vjosa. Raporti i zyrës austriake të Shvarcit vlerëson se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin e sistemit të lumit. “Fragmentarizimi i lumenjve me diga çon drejt degradimit afatgjatë të sistemit të lumit, dhe kjo është veçanërisht e dëmshme. Për aq kohë sa më shumë hidrocentrale do të ndërtohen në zona me vlera ekologjike të larta, dëmi i pritshëm për ekosistemin e lumit është veçanërisht i lartë. Ky kërcënim duket të jetë më i larti në Shqipëri dhe Mal të Zi”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, raporti këshillon që në tërësi Ballkani të shohë me kujdes politikat që prekin lumenjtë dhe ekosistemin e tyre, pasi ata janë një nga pasuritë më të mëdha që ka ky rajon. Edhe pse infrastruktura dhe hidrocentralet janë të rëndësishme, sipas raportit, biodiversiteti dhe ruajtja e ekosistemit është vlerë për gjithë Europën.

(Gazeta Panorama)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca