Studimi ekonomik për Tuzin: MUND TË JEMI KOMUNË E PAVARUR

kuvendi_tuz_seancaKomisioni i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit njëzëri të premten ka pranuar Studimin për arsytueshmëri ekonomike të formimit të komunës së Tuzit e cila tregon që kjo zonë i plotëson të gjitha kushtet ligjore, ekonomike, kadrovike dhe kushte tjera për të qenë komunë me kapacitete të plota.

Siç transmeton agjencia Mina, nga Komisioni është vlerësuar që studimi i propozuar i plotëson kushtet të cilat janë të parapara me Rregulloren për përmbajtjen dhe metodologjinë e punimit të studimit për arsyetueshmërin e ndryshimit territorial, dhe që është në pajtim me Ligjin për organizim territorial të Malit të Zi.

Këtë studim e ka punuar ekipi i Drejtorisë së Komunës urbane të Tuzit në krye me magjistrin Emin Axhoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi