Këto ditë nga shtypi doli studimi i prof. dr Ruzhdi Ushakut “Servantesi në Ulqin-mes gojëdhënave dhe realitetit – Fakte dhe përsiatje”.
Duke hulumtuar burimet autori provoi të gjejë lidhje në mes shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Servantes dhe Ulqinit. Ai mendon që çelësi për tezën që Servantesi qëndroi në Ulqin si rob i kusarëve të këtushëm duhet kërkuar në emrin e Dulçinesë së tij nga romani i njohur “Don Kishoti”, e çka, siç pohon Ushaku, do të thotë Ulqinakja.
Këtë libër e botoi “Fondacioni Lika”, me ndihmën e Fondit për pakica të Malit të Zi.