Në Ulqin sonte do të shënohet formimi i subjektit të ri politik, Lëvizja qendrore shqiptare për integrime.
Në ftesën me të cilën disa qytetarë ftohen në tubim si koordinator i kësaj lëvizje përmendet dr Isat Jakupi.
Ai, përndryshe, ishte dikur në krye të Lëvizjes qytetare “E vërteta”, si dhe këshilltar i Partisë së prosperitetit demokratik në Kuvendin komunal të Ulqinit.
Me rendin e ditës të propozuar është parashikuar që në mbledhjen e sotme të formohet trupi koordinues, i cili do të përgatisë kongresin themelues të kësaj lëvizje politike.