Suka: PËR DY MUAJ 13 FAMILJE TRANSFEROHEN NË NDËRTESËN NË PINJESH

Ndertesa Pinjesh, Zgrada SukaJo më vonë se me 1 korrik 13 familje të cilët jetojnë në shtëpizat montazh në Sukë do të transferohen në ndërtesën në Pinjesh, me obligim që vet ti largojnë këto objekte, mëson Portali Ul-info.

Ato mendojnë se afati dy mujor është i shkurt dhe se për shkak të fillimit të sezonit turistik objektet duhet t’i lëshojnë pas verës.

Përndryshe, ndërtesa në Pinjesh është e banueshme tash 3.5 vite. Ndërtimi i saj kushtoi 600 mijë euro, ndërsa mjetet i siguruan Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare dhe Komuna e Ulqinit.

Me rregullimin e çështjes së banimit të këtyre familjeve do të lirohet lokaliteti i ish hotelit “Jadran”, gjegjësisht do të zhduket arsyetimi për shtyrjen e fillimit të ndërtimit të objektit të kategorisë së lartë në Sukë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas