Karatistët e KK “Ulqin” fituan vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në turneun ndërkombëtar në karate “Gran Pri Montenegro 2018”, i cili fundjavën e kaluar u mbajt në Herceg Novi.
Ato në një konkurrencë të fortë fituan 10 medalje ari, 11 argjendi dhe 16 bronzi.
Turneu tradicional, të cilin e organizon karate klubi “Bijella” tuboi 754 garues nga 62 klube nga 11 shtete.









