Dizajnuesja nga Ulqini Edita Nimanbegu Baroviq vazhdoi me suksese në botën e modës.
Ajo javën e kaluar u prezantua në Serbian Fashion Week, i cili u mbajt në Novi Sad.
Koleksioni i saj në një nga sfilatat më të mëdha të modës në Europën Juglindore është inspiruar me legjendën për Kroin e Zanave në Valdanos dhe zanat të cilat ruajnë thesarin e mbretëresh ilire Teuta.