Në Rahovec këto ditë u mbajt edicioni i 14-të i festivalit tradicional mbarëkombëtar folklorik “Anadrinia Jehon 2015”.
Në këtë festival morrën pjesë rreth 25 shoqata kulturo-artistike, mes tjerash edhe ”Ana e Malit” nga Ulqini.
Ajo u shpërblye me dy çmime të para: për Orkestrën më të mirë të Festivalit, ndërsa grupi i vajzave fitoj vendin më të mirë për këngën e “Bletës”.
Në jurinë e festivalit ishin Dilaver Kryeziu, Ermir Dizdari dhe Ukë Xhema.