Skuadra olimpike e Shqipërisë në Informatikë, e udhëhequr nga kryesuesi i skuadrës ulqinaku Ilir Çapuni, ka arritur të renditet e treta në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, të zhvilluar në Ankara të Turqisë, duke marrë kështu medalje të bronztë.
Përmes rrjetit social Facebook Çapuni tha që “jam i lumtur të njoftojë, që mbas gjashtë muajsh trajnimi të Skuadrës olimpike të Shqipërisë në Informatikë, garuesi ynë Evis Keta ka marrë medalje bronzi në Olimpiadën ballkanike të informatikës 2014. Kjo është hera e parë që një çmim i tillë vjen në Shqipëri dhe fillimisht dëshiroj të përgëzojë Evisin, si dhe të gjithë anëtarët e skuadrës: Muhamed Keta, Marin Zaimi dhe Kamela Hasanbega”.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, përgëzoi protagonistët e suksesit duke iu dedikuar “duartrokitje të përzemërta”.