Federata e Futbollit Selangor (Persatuan Bolasepak Selangor) ka nënshkruar kontratën me ish futbollistin e njohur Mehmet Duraku i cili nga pozicioni i trajnerit do të udhëheq skuadrën në sezonin e ardhshëm të Super ligës së Malajzisë.
Ish futbollisti Australian me prejardhje nga Ulqini ka nënshkruar kontratën para dy ditëve dhe do të filloj punën me 15 nëntor.
Mehmeti nuk është i huaj në futbollin e Malajzisë sepse duke luajtur pikërisht për këtë skuadër ka fituar tre herë me radhë Kupën e Malajzisë, nga viti 1995 – 1997.
FF Selangor është skuadër nga qyteti Shah Alam dhe përfaqëson shtetin Selangor Darul Ehsan. Ky klub i themeluar në vitin 1936 garon në Supër Ligën e Malajzisë dhe vitin e kaluar përfundoj në vendin e dytë. Ndeshjet vendase i luan në stadiumin Shah Alam me kapacitet prej 80,932 shikues.