Ekipet sportive nga Ulqini para tifozëve të vet kanë realizuar gjysmë suksesi. Hendbollistët kanë luajtur shkëlqyeshëm kundër skuadrës „Budvanska rivijera“ dhe kanë fituar 29:26. Më i miri në ekipin vendas ishte Baboviq me nëntë, si dhe Stankoviq me 6 dhe Krivokapiq me 5 gola.
Me këtë hendbollistët e Ulqinit kanë kaluar në vendin e dytë të Ligës së parë malazaze.
Basketbollistët asesi të nisen. Ato mbërmë në xhiron e nëntë të Ligës së parë Erste për basketbollistë me meritë kanë humbur nga skuadra „Zeta 2011“ 86:94. Më i miri në skuadrën e vendasve ishte Kandiq me 25 pikët e shënuara, si dhe Vujaçiq me 15 dhe Novakoviq me 14 pikë.