Mbasi që u shpallën fitues të pjesës së parë të kampionatit të Regjionit jugor, futbollistët e “Otrant Olimpikut” vazhdojnë me suksese.
Kështu, në Kupën e 7 të Pavarësisë në Durrës ato fituan vendin e parë në konkurrencën e skuadrave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Ndërsa basketbollistët e Ulqinit mbrëmë para tifozëve të vet kanë fituar ndaj skuadrës së Danillovgradit 71:58 dhe shënuan fitoren e tretë në Ligën e parë Erste të Malit të Zi, së bashku me pesë humbje.