Suksesi i radhës për sportistët e klubit Taekwondo Ulqini në Ligën Botërore

Gjatë fundjavës së 11–12 tetorit, në Podgoricë në Hotelin Voco po zhvillohet Liga Botërore në sportin e Taekwondo-së, një aktivitet i rëndësishëm që këtë vit ka grumbulluar rreth 700 sportistë nga 28 vende të botës. Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, Taekwondo Ulqini mori pjesë me tre garues të rinj.

Në kategorinë U17, Enes Dushku (-68) u shqua me një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur të fitojë medaljen e artë 🥇. Si i renditur i pari në grup, Enesi ishte i lirë në ndeshjen e parë, ndërsa më pas fitoi me radhë ndaj kundërshtarëve nga Serbia dhe Gjermania, për të triumfuar në finale ndaj përfaqësuesit të Bosnjës. Me këtë sukses, ai fitoi edhe 10 pikë të vlefshme për renditjen botërore dhe evropiane.

Amela Nuti (-49) zhvilloi gjithashtu një paraqitje të denjë, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Spanjës, por u ndal në të dytën ndaj Kroacisë, që më pas arriti medaljen e bronztë🥉dhe 3.2 pikë për renditjen evropiane.

Rijad Dervishi (-45) shënoi fitore në ndeshjen e parë ndaj Greqisë, ndërsa u ndal në ndeshjen e dytë ndaj Spanjës, duke përfunduar garën me medalje të bronztë🥉 dhe 3.2 pikë evropiane.
Pjesëmarrja e Sara Krajës ishte planifikuar, por për shkak të një dëmtimi të pësuar javën e kaluar në Letoni, ajo nuk arriti të rikuperohej në kohë për këtë aktivitet.

Gara e radhës për ekipin tonë do të jetë Kampionati Ballkanik në Sofije, i cili zhvillohet fundjavën e ardhshme. Urime sportistëve tanë për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, dhe suksese në garat e ardhshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi