Në Qendrën klinike të Vojvodinës në Novi Sad javën e kaluar u krye transplantimi i parë i qelizave amë, kur pacientit në gju iu implementuan qelizat amë.
Siç transmetojnë mediet, në skuadrën e doktorëve e cila kreu transplantimin ishte edhe Ulqinaku Xhihan Abazoviq.
Ai ishte i ngarkuar me ndarjen e qelizave amë si një nga ekspertët udhëheqës në regjion në këtë fushë të re të mjekësisë regjeneruese.
Qelizat amë mund të ndahen nga gjaku qarkullues, palca kurrizore dhe indet yndyrore me procedure sterile automatike, mbas çkaje menjëherë janë gati për aplikim, gjegjësisht për vendosjen në vendin e dëmtuar.