Në vendkalimin e përbashkët kufitar Sukubin-Muriqan, zyrtarë të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi, Drejtorisë Policore dhe doganierëve e policisë së Shqipërisë kanë gjetur para të padeklaruara në vlerë prej 202.060 euro.
Sipas njoftimeve, për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit.
“Paratë e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës”, thonë nga Drejtoria.