Nëpunësit e policisë dhe doganës së Malit të Zi, në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, zbuluan 9.5 kilogram skank dhe kanë dorëzuar padi penale kundër M.S., shtetasit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Në makin janë zbuluar gjithsej 19 paketime, të cilët ishin të fshehura në disa vende, me përmbajtje të materies bimore, për të cilën ka dyshime me bazë që bëhet fjalë për skank, me peshë totale prej 9,7467 kilogram”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Policisë.
I dyshuari M.S. është arrestuar dhe ai, bashkë me padi penale, do ti dorëzohet Prokurorit të lart të shtetit në Podgoricë, në bazë të dyshimeve që ka kryer vepër penale prodhim, mbajtje dhe shitje të paautorizuar të drogës.