Në pesë muajt e parë të këtij viti në pikën e përbashkët kufitare Sukubinë-Muriqan kanë kaluar 400 mijë udhëtar apo 115 mijë makina, që është për një çerek më shumë se vitin e kaluar, është njoftuar nga Drejtoria e policisë.
Siç tha në Kuvendin komunal të Ulqinit shefi i policisë kufitare Svetislav Filipoviq, në këtë vendkalim gjatë vitit qarkullojnë rreth 1,5 milion njerëz dhe 400 mijë makina.
Ai tha që po ndërmerren një sërë masash në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i turistëve dhe shtoi që ky vendkalim është projektuar për qarkullimin e gjysmë milion njerëz në vit.