Punonjësit e Degës së sigurisë kufitare të Ulqinit të hënën në Sukubinë kanë gjetur çantën me 8,6 kilogram drogë të tipit skank e cila, siç dyshohet, më pare është kontrabanduar nga Shqipëria në Mal të Zi.
“Droga u gjet në afërsi të një objekti afarist në këtë vend, e fshehur në kaçubë”, thuhet në kumtesën e policisë.
Siç shtohet, po ndërmerren të gjithë aktivitetet në identifikimin e personit ose personave të cilët kanë kontrabanduar drogën nga Shqipëria.