Prej fillimit të këtij muaj në pikën kufitare Sukubinë kanë kaluar rreth 280 mijë njerëz, gjegjësisht 20 mijë në ditë. Kjo është për rreth nëntë për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, mëson Portali Ul-info.
Ky numër i kalimeve ka bërë që kjo pikë kufitare me Republikën e Shqipërisë të jetë më e frekuentuara në vend. Në pikën kufitare Dubrakovo, në kufi me Serbinë, në këtë periudhë kanë kaluar rreth 30 mijë udhëtarë më pak.
Deri në fund të vitit pritet që pika kufitare Sukubinë-Muriqan të regjistrojë rreth dy milion kalime të njerëzve.