Rreziku nga kërcënimet e “ISIS” për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare, shkruan “ResPublica”.
Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit pranë Qeverisë shqiptare Genc Merepeza i cilëson kufijtë të sigurtë për momentin, por shton se vigjilenca është maksimale. “2 vendet tona kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqanit edhe sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë siç është Siria. Bashkë më sistemin janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbërt”, tha Merepeza.