
Këtë drogë e zbuluan punonjësit e Drejtorisë së Policisë, Njësisë së sigurisë kufitare Ulqin dhe degës së Drejtorisë doganore në Sukubinë, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Republikës së Shqipërisë.
Në bazë të Protokollit të punës në Pikën e përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan, udhëtarët, autobusin dhe materien bimore e morën përsipër punonjësit policor të Republikës së Shqipërisë për përpunim dhe procesuim të mëtejmë kriminalistik.