Zyrtarët e Njësisë Doganore në Sukubinë në koordinim me Drejtorinë e Policisë parandaluan kontrabandën e lëndëve narkotike, njoftoi Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi.
Siç thuhet, gjatë kontrollit të automjetit u gjet sasi e madhe e substancës bimore për të cilën dyshohet se është lëndë narkotike.
Automjeti me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore lëvizi nga Shqipëria në Mal të Zi, ndërsa substanca, e paketuar në disa pako, u gjet në bunkerin e fshehur brenda automjetit, thuhet në kumtesë.