Në pikën e vetme të përbashkët kufitare në Europën juglindore, Sukubinë-Muriqan, për dy muaj të verës kaluan gati 900 mijë udhëtarë dhe pak më shumë se 200 mijë makina, mëson Portali Ul-info.
Në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, rritja e trafikut të udhëtarëve është rreth 10 për qind, derisa kishin rreth gjashtë për qind më shumë makina se në korrik dhe gusht të vitit 2014.
Numri kaq i madh i kalimeve e bëri pikën kufitare Sukubinë-Muriqan më frekuente në vend.
Deri në fund të vitit pritet që të regjistrohen rreth dy milion kalime të njerëzve.
Rikujtojmë se me rastin e hapjes, në vitin 2002, është parashikuar që aty pari të kalojnë rreth gjysmë milioni udhëtarë në vit.