Nga Qeveria e Malit të Zi është njoftuar se në maj të këtij viti në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan është shënuar rritje e qarkullimit të udhëtarëve dhe makinave për 20 për qind, si dhe që ky trend pozitiv po vazhdon edhe në ditët e para të qershorit.
Thuhet se kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh që viti i kaluar ishte rekord kur bëhet fjalë për qarkullimin e udhëtarëve dhe makinave në këtë pikë kufitare.
“Me qëllim të qarkullimit më të shpejt të udhëtarëve dhe makinave në Sukubinë janë mbajtur një sërë mbledhjesh dhe të gjithë aktivitetet në këtë drejtim duhet përshpejtuar në periudhën e ardhshme”, shtojnë nga Qeveria e Malit të Zi.