Nga Departamenti për menaxhim të integruar të kufirit dhe pikave kufitare është njoftuar që gjatë shtatë muajve të para të këtij viti kufirin malazezo- shqiptar në Sukubinë e kanë kaluar mbi 815 mijë njerëz.
Vetëm në korrik në pikën e parë të përbashkët kufitare në Europën juglindore kaluan 278 mijë njerëz, ndërsa pritet që gushti do të thyej të gjitha rekordet e deritashme.
Nga komuna e Ulqinit është kërkuar që vitin e ardhshëm kjo pikë kufitare të zgjerohet, sepse në momentin e hapjes së saj, para 12 viteve, është parashikuar që gjatë vitit të kalojnë nëpër të gjysmë milioni udhëtarë.