Policitë e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë parandaluar dje tentimin për kontrabandë të rreth 22 kilogramë skank nga Shqipëria në Mal të Zi, në pikën kufitare “Sukubinë – Muriqan”, është lajmëruar nga Drejtoria e policisë.
– Punonjësit e Policisë kufitare në Ulqin, punonjësit doganor dhe punonjësit e policisë kufitare shqiptare dje, me 1 mars, në pikën e përmendur kufitare, në hyrje në Mal të Zi kanë kontrolluar makinën e tipit “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilën e drejtonte shtetasi shqiptar L.H. (53) – thuhet në kumtesë.
Me kontroll, në makinën e përmendur, janë gjetur 23 paketime të cilët përmbanin rreth 22 kilogramë të materies për të cilën dyshohet që është drogë – kanabis e tipit skank.