Në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan sot ka radhë të gjata të makinash në të dy drejtimet. Gazetarit tuaj në orën 11 i duheshin rreth gjysmë orë të kalojë kufirin.
Prej fillimit të korrikut në Sukubinë është shënuar kalimi i rreth një milion udhëtarë, gjë që e bënë këtë pikë kufitare më të frekuentuar në Mal të Zi.
Pritet që gjithsej dy milion njerëz të kalojnë kufirin me Shqipëri në Sukubinë gjatë vitit 2015.
Përndryshe, kur është hapur kjo pikë e parë e përbashkët kufitare në Europën juglindore në vitin 2002, ishte e planifikuar që këtej të kalojnë gjysmë milioni njerëz.