Policia në pikën e përbashkët kufitare Sukubinë-Muriqan ka zbuluar dje rreth 20 kg skank në makinën e tipit “VW Passat”, me targa shqiptare, të cilën e voziste shtetasi i Republikës së Shqipërisë, S.L. (53) nga Elbasani.
Me kontrollin e makinës janë gjetur 18 pvc paketime, të cilët janë fshehur në bunkerin e ndërtuar enkas nga pjesa e brendshme të automjetit.
Personi, droga dhe makina janë dorëzuar policisë shqiptare për veprime dhe procesuim të mëtejshëm.