Punonjësit e Drejtorisë së policisë dhe Drejtorisë së doganave në Sukubinë kanë zbuluar dy kilogram marijuanë në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan dhe me këtë rast kanë arrestuar dy persona, njoftohet nga ky institucion.
Siç thuhet, droga u zbulua të shtunën rreth orës 13:25, me kontrollin e makinës së tipit “BMW 525”, me targa shqiptare, të cilën e drejtonte F.D, shtetas i Shqipërisë, gjersa në vendin e pasagjerit ishte E.Z., shtetase e Shqipërisë.
“Në pajtim me Protokollin për punë në pikën e përbashkët kufitare, personat, makina dhe droga iu dorëzua punonjësve të pikes kufitare të Shqipërisë për procedim të rastit”, shtohet në kumtesë.