Sulmohet Mujo Rexha: GODITET ME SHISHE NË KOKË

Mujo RexhaProkuroria e Ulqinit akoma i pretë rezultatet zyrtare nga spitali i Tivarit për seriozitetin e lëndimit të cilin biznesmenit nga Ulqini Mujo Rexhës ja kanë shkaktuar të hënën bashkëqytetarët – ish postieri I.Lajka dhe djali i tij, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, ato atë natë janë marrë në pyetje në polici dhe pastaj janë lëshuar në liri, deri në vlerësimin përfundimtar të prokurorisë për atë se a do të ju caktohet burgimi mbi këtë bazë.

Në konfliktin për, siç theksohet, çështje të paspastruara kanë punuar edhe shishet nga të cilat njëra është thyer në kokën e Rexhës.

Ai mbas kësaj është transportuar në Spitalin e Tivarit, kur u hospitalizua shkurt, ndërsa pastaj është lëshuar në mjekim në shtëpi.

Rexha dje në mëngjes është dërguar në burgun e Spuzhit për kryerjen e dënimit njëvjeçar në bazë të aktgjykimit të prerë për veprën penale mashtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…