Fondacioni Dritan Hoxha” me mbështetjen mediatike të Top Channel, Top Albania Radio dhe My Music sjell sërish festivalin “Summer Fest”.
Në verën 2015 ky festival veror do të udhëtojë në disa qytete të Shqipërisë por ajo që përbën një risi në këtë edicion të “Summer Fest”, është se ai zgjeron kufijtë e tij duke u shtrir edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Nën prezantimin e Luana e Marina Vjollcës festivali nisi më 3 korrik në Tiranë dhe vazhdoi më 8 korrik në Pogradec, më 14 në Shkodër, ndërsa më 19 do të jetë në Strugë, më 25 në Prishtinë, më 31 në Ulqin, me 5 gusht në Durrës, më 10 në Vlorë dhe më 15 gusht në Sarandë.
Viteve të kaluara në këtë ngjarje kanë marrë pjesë artist të njohur nisur nga Adelina Ismajli, Elvana Gjata, Flori, Nita Latifi, Nora Istrefi, Genta Ismajli, Besa Kokëdhima etj.