Kompania nga Podgorica Rokshped ia shiti tokën në të cilën dikur ishte hoteli Galeb në Ulqin kompanisë Sunny Palace.
Sipas paralajmërimit të pronarit të ri, në këtë lokacion do të ndërtohet resorti turistik i kategorisë së lartë.
Në shitje është shpallur e tërë sipërfaqja e parcelës urbanistike me sipërfaqe 42,5 mijë metër katror, prej të cilave në pronësi të Rokshpedit janë 24,3 mijë metër katror, kurse pjesa e mbetur është paraparë për brezin bregdetar që i takon këtij lokacioni, shkruan “Vijesti”.