SUP: CILËT STUDENTË PËRKRAHË FORCA E RE E MALIT TË ZI?!

Reagim i organizatës “Studentët e Ulqinit në Prishtinë”(SUP)

Një prej titujve që të martën ka mbushur faqet e portaleve malazeze është edhe ai i formimit të partisë më të re politike në Kosovë, Forcës së Re të Malit të Zi. Lindi forca e re pa e ditur se kush ishte e vjetra, lindi partia tek e cila numri i anëtarëve pritet të tejkalojë numrin e votuesve. Gjithsesi, ajo çka mund të nxirret nga lajmet e publikuara në portale jep të kuptohet që kjo parti merret me problemet e komunitetit malazez në Kosovë. Në këtë mënyrë kjo parti eleminon shqiptarët e Malit të Zi nga pjesëmarrja në te.

Ne, shqiptarët e Malit të Zi nuk jemi komunitet malazez, rrjedhimisht me ose pa dashje partia e re neve na e ka mbyllur derën. Nëpër të njëjtit artikuj shkruhet që kjo parti ka formuar edhe këshillin për të drejtat dhe mbrojtjen e studentëve nga Mali i Zi që është një kopje e dobët (për të mos thënë e shëmtuar) e organizatës SUP. SUP që gati dy vjet paraqet, mbron dhe lufton për të drejtat dhe problemet e Studentëve të Ulqinit në Prishtinë me aktivitetet e veta ku së fundmi vlen të përmendet kërkesa e dërguar në formë institucionale në Rektoratin e UP-së dhe Ministrisë së Arsimit për takimin lidhur me kuotat e studentëve që vijnë nga Mali i Zi. Nëse Forca e Re brengoset dhe ka për qëllim mbrojtjen e studentëve atëherë është dashur që së paku në kuvendin themelues të kishte ftuar SUP-in si organizatë e studentëve, tashmë e konsoliduar.

Me këtë veprim, neve Studentëve të Ulqinit në Prishtinë (dhe jo vetëm të Ulqinit po gjithë Malit të Zi) na është bërë me dije që kjo parti nuk na njeh. Studentët me të vërtetë që janë kategori e veçantë dhe në aspektin ekonomik në nevojë por asnjëherë studentët nuk bëjnë kërkesa apo lutje për njohjen e tyre, e kundërta ndodhë në çdo vend të botës. Sidoqoftë, ne jemi të hapur për bashkëpunim në mënyrë që të çojmë sa më përpara çështjen e studentëve por duke u bazuar në parime dhe deklarata të shëndosha. Studentët mbeten komunitet shqiptar nga trojet e tyre shumë shekullore të Ilirisë sikurse kanë qenë edhe para themelimit të Forcës së Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi