Basketbollistët e „Ulqinit“ arritën qëllimin këtë vit – u kualifikuan në Super Ligë, ku garojnë me skuadrat më të mira në vend.
Në garën e deritashme, nga gjashtë ndeshje, fituan një, dhe momentalisht janë në vendin e 5-të në tabelë.
Sonte në Tivar, „Ulqini“ luan kundër skuadrës vendase „Mornar“, ndërsa të enjten, me 9 maj, në Ulqin është mysafirë „Buduqnosti“. Ndeshja fillon në ora 19.