Suplementet: SI TË NDIHMOJMË SISTEMIN TONË IMUNITAR

Ky artikull, i cili bazohet në hulumtimet shkencore, ka karakter edukues dhe i dedikohet personave të rritur mbi moshën 18 vjeçare, pra nuk është këshillë mjekësore. Ju lutemi që para përdorimit të suplementeve të këshilloheni me mjekun ose farmacistin.

Kur jemi të shëndetshëm, ne pothuajse s’jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e sistemit tonë imunitar. Ky sistem i yni mbrojtës na ruan pa pushim nga faktorët që mund ta rrënojnë shëndetin tonë. Mirëpo, gjithmonë ekziston mundësia që ne të sëmuremi dhe kur një gjë e tillë ndodh, atëherë bëhemi të vetëdijshëm mbi “luftën” që ndodh brenda nesh.

Nga pandemia e fundit e deri tek ftohjet dhe alergjitë e bezdisshme të cilat disi arrijnë t’na befasojnë çdo vit, ne duhet të ballafaqohemi me rikujtimin e herëpashershëm të ekzistencës së atyre fijeve të holla në mes shëndetit dhe sëmundjes, nëpër të cilat vazhdimisht kalojmë. Nuk është befasi që pikërisht atëherë fillojmë të mendojmë se si ta ndihmojmë sistemin tonë imunitar që t’na mbajë të shëndetshëm – ose si ta zvogëlojmë zgjatjen dhe seriozitetin e sëmundjes që na ka kapluar.

Suplementimi është temë kontroverse, veçanërisht kur synimi është të shmanget ose të lehtësohet sëmundja. Kjo fushë është plotë me këshilla të këqija të cilat kanë për qëllim ta shfrytëzojnë frikën e njerëzve për përfitime të shpejta. Prandaj qëllimi ynë është që përmes këtij artikulli, duke iu ofruar këshillat e institucioneve dhe organizatave shëndetësore dhe shkencore, t’ju edukojmë se cilët nga suplementet mund t’na ndihmojnë neve dhe sistemin tonë imunitar.
Imunitet

Që të qëndrojmë të shëndetshëm dhe pa infeksione, është mirë të jemi në dijeni se sistemi ynë imunitar duhet të jetë mjaftueshëm i fuqishëm që të luftojë kundër mikrobeve invazive, por edhe mjaftueshëm i rregulluar që mos të dëmtojë tepër qelizat, proteinat dhe indet tona. Këtë nuk e arrijmë duke marrë një grusht suplementesh, por duke u kujdesur për veten. Ky kujdes nënkupton të jemi të mirëushqyer, të flemë mjaftueshëm, të hidratohemi rregullisht dhe duke kontrolluar stresin më së mirë që mundemi. Ekzistojnë disa suplemente që mund të përkrahin sistemin imunitar funksional, por nëse nuk kujdesemi për veten, ato janë vetëm një pikë ujë në oqean.

Sipas faqes së specializuar examine, e cila merret me analizën e pavarur shkencore të suplementeve dhe ushqimit, tre janë suplemente kryesore të cilat ndihmojnë sistemin tonë imunitar: hudhra, vitamina C dhe vitamina D.

Për dobitë e hudhrës kemi shkruar më herët, por vlen të rikujtojmë se sasia e rekomanduar është 1 deri në 2 thelpinj ose 200 – 400 mg ekstrakt hudhre tre herë në ditë, me vakte.

Vitamina C është unike për faktin se mund të jetë antioksidant ose pro-oksidant, në varësi të kontekstit fiziologjik. Kjo vitaminë është hulumtuar më së shumti për efektin e saj tek ftohja. Mund të ndihmojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes dhe zbutjen e simptomave të ftohjes, por vetëm nëse konsumohet rregullisht, para shfaqjes së simptomave. Tek njerëzit që janë shumë aktiv fizikisht, e të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ftohjeve, ajo mund të rrallojë shfaqjen e kësaj sëmundje. Sipas examine, sasia e rekomanduar e vitaminës C është 1 deri në 2 gram në ditë të ndara në disa doza gjatë ditës. Nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse vitamina C absorbohet më mirë me vakte. Mos konsumoni më shumë se 2 gram vitaminë C në ditë, sepse kufiri i epërm i tolerueshëm i kësaj vitamine është 2 gram në ditë.Vitamin C

Nivelet më të ulëta të vitaminës D lidhen me funksionimin më të dobët të sistemit imunitar dhe shkallës së rritur të infeksioneve respiratore akute. Para se të fillojmë suplementimin e vitaminës D, është mirë të dihen nivelet e kësaj vitamine në organizmin tonë. Në rast mungese, mund të nevojitet trajtimi mjekësor. Mos inicioni asnjë lloj trajtimi pa u këshilluar me mjekun tuaj. Për këtë arsye s’do të japim rekomandimet për rastet e deficitit. Mirëpo, nëse kemi të bëjmë me nivele joadekuate, 800-2000 IU (20 – 50 mcg) vitaminë D3 në ditë me shumë mundësi do të rrisë nivelet e kësaj vitamine në përmasat adekuate, e në atë rast dozat prej 400 – 1000 IU (20 – 25 mcg) në ditë do të jenë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e saj.Vitamine D

Përveç kombinimit bazë, vlen të përmendet një suplement tjetër i cili bënë pjesë në opsionet primare. Zinku është mineral i cili mbështet sistemin imunitar dhe kështu ndihmon mbrojtjen nga ftohjet dhe sëmundjet tjera infektive. Si linjë e parë e mbrojtjes, duhet të siguroheni se sasitë e mjaftueshme të zinkut janë pjesë e ushqimit tuaj, por pa e tepruar, sepse 40 mg zink në ditë është kufiri i epërm i tolerueshëm. Në rast të ftohjes, thithni pastilet e zinkut çdo 1.5 deri në 3 orë (75 – 90 mg zink në ditë). Në rastin ideal, trajtimi duhet të fillojë në 24 orët e para nga shfaqja e simptomave të ftohjes – nëse fillojmë më vonë, zinku mund të ndihmojë, por do të jetë më pak efektiv. Trajtimin duhet ta ndaloni pas dy javësh ose pas zhdukjes së simptomave, sepse dozat e larta të zinkut mund të irritojnë traktin gastrointestinal ose të jenë toksike. Po ashtu mund të shkaktojnë deficitin e bakrit, ndërsa sasi edhe më të larta mund të dëmtojnë mëlçinë dhe veshkat. Prandaj duhet të keni kujdes që mos ta merrni zinkun njëkohësisht edhe nga burimet tjera (p.sh. doza e rekomanduar e zinkut nga pastilet dhe zinku shtesë nga multivitaminat).

A ndihmon ndonjë suplement në mbrojtjen nga COVID 19?

Për suplementet e lartpërmendura ekzistojnë provat se parandalojnë ose zbusin simptomat e ftohjes dhe gripit, por nuk ekzistojnë provat shkencore zyrtare për efikasitetin e tyre tek COVID – 19.

Të vetëdijshëm për faktin e përmendur, Shoqata Ndërkombëtare për Imuno – Ushqimin (The International Society for Immunonutrition – ISIN) publikoi deklaratën mbi qëndrimin lidhur me ushqimin, imunitetin dhe COVID 19. Veçanërisht për personat në moshë, ato rekomandojnë rritjen e konsumit të këtyre suplementeve:

  • Vitamin C: 200–2,000 mg
  • Vitamin D: 400–4,000 IU (10–100 mcg) u slučaju niskih krvnih nivoa
  • Vitamin E: 134–800 mg
  • Zink acetate: 30–220 mg (mos e tejkaloni kufirin e epërm të zinkut, 40 mg, më gjatë se dy javë)

Në këtë deklaratë ato edhe një herë theksojnë se nuk ekzistojnë provat specifike që këto masa të ushqimit dhe suplementeve mund të ndihmojnë kundër COVID 19 ose të zbusin simptomat e këtij virusi.

(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Infoterapia në epokën e koronës”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, e i cili është pjesë e projektit “Promovimi i alfabetizmit mediatik dhe informativ dhe fuqizimi i mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor”, të cilin e realizojnë Albany Associates, Instituti për Media i Malit të Zi dhe Mediacentar Sarajevo.)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit