Nëse dëshironi që dhjetorin dhe festat e fundvitit ti kaloni në bregdet, Ulqini është zgjedhja juaj e duhur sepse kete vit Ulqini do të shëndrrohet në një destinacion feste, festat e fundvitit do të shënohen nga një sërë aktivitetesh që fillojnë nga data 15 dhjetor e deri me festat e Krishtlindjeve, ështç kumtura nga Organizata turistike e Ulqinit.
Siç thuhet, në Plazhin e vogël, Bazari i Vitit të Ri me shtëpizat prej drurit do të jetë këndi qëndror i festave në të cilin do të shërbehen pije të ngrohta, ëmbëlsira, pije të ndryshme dhe gjellë tradicionale.
Të gjithë qytetarët por edhe vizitorët në shetitore do mund të ndjejnë frymën festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe të kënaqen me familje dhe shoqëri.
Eventi i këtij viti do të organizohet disa netë para Vitit të Ri me një sërë koncertesh të bukura për të gjitha gjeneratat, kështu që të gjithë do të kenë mundësi të kënaqen dhe të shijojnë tingujt e muzikës tradicionale, pop, rock, jazz muzikës, ku do të performojnë interpretues të njohur nga vendi dhe rajoni siç janë: Sergej Qetkoviq, Alban Skenderaj, Flori Mumajesi, Marko Luis me band, Sevdah baby, Ledri Vula, Klapa Maris, Milf Hunters, DJ Sardi, Lanterna, etj.
Patjetër që nuk do mungojnë interpretuesit nga vendi ynë të cilët do e plotësojnë programin e këtij fundviti.
Të vegjëlit tanë do të kenë programin e tyre i cili do të organizohet në bashkëpunim me institucionet parashkollore. Do të ketë shfaqe të ndryshme, koncerte, folklor, punëtori dhe një sëri aktivitetesh zbavitëse dhe sportive. Të gjitha këto poashtu në shetitoren në Plazhin e vogël.
Pritja e Vitit të Ri 2023 në ambijent të hapur nuk do të organizohet por atmosfera e mirë dhe fryma e festave do të ndjehet dhe do vazhdojë përsëri me një sërë aktivitetesh të cilat bashkë me Komunën do i organizojmë deri me datën 10 janar 2023.
Të gjitha këto aktivitete gjatë festave të fundvitit do ta bëjnë qëndrimin në Ulqin më kuptimplot prandaj ju ftojmë që festat e fundvitit ti kalojmë së bashku.