SYNERGY 2025: NËNKRYETARI SELLAJ NË KONFERENCË NË TIRANË

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sellaj morri pjesë në Konferencën “SYNERGY 2025 – Sinergji midis Pushtetit Vendor për Integrimin Rajonal” në Tiranë ku përgjatë të tri ditëve është diskutuar për sfidat e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, inovacionit, zhvillimit të qëndrueshëm, mjedisit dhe reformave integruese.

Në fjalën e tij ai nënvizoi se “Ulqini si një komunë me potencial të madh ekonomik dhe turistik e vlerëson këtë mundësi për të ndarë përvojat e tij dhe për të mësuar nga praktika e tjera inovative të financimit dhe zhvillimit rajonal”.

Sellaj foli për projektët të cilët i implementon Komuna e Ulqinit.

Nga data 5-7 mars Tirana është shndërruar në kryeqytet të bashkëpunimit rajonal midis komuniteteve dhe njësive të qeverisjes vendore në Ballkanin Perëndimor.

Me titull “SYNERGY 2025 – Sinergji midis Pushtetit Vendor për Integrimin Rajonal”, ky format sjelli në Shqipëri ministrat e Pushtetit Lokal apo të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor, si dhe 60 kryebashkiakë apo përfaqësues nga bashkitë e rajonit dhe vendeve të Vishegradit (Poloni, Republika Çeke, Hungari, Sllovaki).

Në të gjithë këtë format, një element thelbësor ishte nxitja e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe rijetësimi i bashkive në të gjithë rajonin.

SYNERGY 2025 është një aktivitet i organizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Shqipëri, Fondin Ndërkombëtar të Vishegradit, Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Evropën Juglindore (NALAS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi