Taekwondo: ENES DUSHKU U KURORËZUA ME MEDALJEN E ARTË NË TURNEUN NË PODGORICË

Gjatë vikendit me datë 15-16.10.2022 në Podgoricë është duke u mbajtur turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së “Montenegro Podgorica open 2022” i nivelit G2/E2, nivel ky i cili shërben për rang listën botërore. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi rreth 500 sportist, nga 28 vende të botës. Ditën e shtunë në program ishin kategoria kadet dhe junior ndërsa ditën e diel vazhdon me kategorinë seniorë.
Në këtë garë të këtij niveli u paraqitë edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me katër sportistë, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Enes Dushku. Me garat e nivelit G2/E2 pretendojmë të grumbullojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të ngritemi sa më lartë në renditjen botërore, rënditje e cila do ti dërgojë më lehtë në kampionatin Europian për kadet i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta.
Sportisti nga Ulqini Enes Dushku pas tre ndeshjeve të fituara u kurorzua me medalje të artë në kategorinë kadet -61kg duke fituar edhe pikë të vlefshme që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lartë në rang listën botërore.
Tkd Ulqini
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë