Taekwondo: HADI RESULBEGU GARUESI MË I SUKSESSHËM NË SARAJEVË

IMG_4853_resizeTë shtunën me datë 15.06.2019 në Sarajevë u mbajt turneu ndërkombëtarë ISKRA OPEN 2019. Në këtë turne klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 9 garues.
Anëtarët e ekipit të Taekwondo-së fituan 6 medalje të arta dhe një të argjendit.
Me medalje të artë u kurorëzuan garuesit Medina Kanaqeviq, Hana Tivari, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Amell Nuti dhe Hadi Resulbegu, ndërsa me medalje të argjendtë Sara Dervishi.

Në renditjen e përgjithshme klubi Taekwondo-së Ulqini fiton trofeun e vendit të parë, kurse garuesi Hadi Resulbegu shpallet garuesi më i suksesshëm i turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…