TAEKWONDO KAMPIONATI BALLKANIK DHE KUPA BALLKANIKE 2024 ORADEA, RUMANI

Gjatë tre ditëve të vikendit 29-30.11. dhe 01.12.2024, në qytetin e Oradeas u mbajt kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondo-së. Ky aktivitet i Taekwondo-së grumbulloi afër 1100 sportistë. Në këtë kampionatë mori pjesë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi, ku në përbërje kishte edhe 9 sportistë nga qyteti i Ulqinit. Garuesit e klubit të Taekwondo-së Ulqini arritën të sjellin 8 medalje Ballkanike.

Më i suksesshmi ishte sportisti Enes Dushku, me 4 ndeshje të fituara, i cili u shpall kampion i Ballkanit për vitin 2024, duke fituar medaljen e artë🥇. Ky është titulli i katërt kampion i Ballkanit për sportistin Enes Dushku. Enesi u shpall edhe sportisti më i sukeshmi në kategorine Junior.

Paraqitje të mirë patën edhe 3 sportistët të tjerë, që arritën deri në finale: Sara Kraja, 🥈Denis Çoboviq 🥈dhe Rijad Dervishi🥈. Ata fituan dy ndeshje të para, por në finale fati nuk ishte në anën e tyre, dhe me këtë fituan titullin nënkampion të Ballkanit për vitin 2024, duke marrë medalje të argjendtë. Me medalje të bronzit u shpërblyen sportistët: Amra Dushku, 🥉Merisa Malokraja, 🥉Amella Nuti 🥉dhe Ajan Brashnjani🥉.

Falenderojmë sponsorët për mbështetje.

Tkd Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi