Taekwondo: KAMPIONATI EVROPIAN I KLUBEVE – SARAJEVË 2026

Sarajeva është nikoqire e Kampionatit Evropian të Klubeve në Taekwondo, i cili po zhvillohet nga 17 deri më 21 qershor 2026 për të gjitha kategoritë e moshave.

Ditën e parë të garave u zhvilluan kategoritë e pionierëve, ku garuesit e TKD Ulqini arritën një rezultat të shkëlqyer. Në këtë kampionat marrin pjesë klubet më të mira të Evropës, me mbi 2.000 garues nga më shumë se 40 shtete evropiane.

TKD Ulqini u paraqit me shtatë garues dhe fitoi katër medalje evropiane. Garuesi më i suksesshëm ishte Xhihan Maniq, i cili fitoi medaljen e argjendtë.

Deri te medalja e argjendtë, Xhhiani arriti pas tri fitoreve të njëpasnjëshme. Në raundin e parë mposhti garuesin nga Turqia, në raundin e dytë fitoi kundër Bosnjës, ndërsa në raundin e tretë fitoi kundër garuesit nga Britania e Madhe. Në finalen e madhe u ndal nga përfaqësuesi i Italisë.

Medalje të bronzta fituan Armend Lula, Nejra Dervisheviq dhe Asija Kolari.

Armend Lula, në raundin e parë mposhti një garues nga Ukraina, ndërsa në raundin e dytë një garues nga Britania e Madhe. Në gjysmëfinale u ndal nga një garues i Bosnjës dhe Hercegovinës, duke siguruar medaljen e bronztë.

Nejra Dervisheviq, në raundin e parë mposhti një garuese nga Greqia, ndërsa në raundin e dytë një garuese nga Turqia. Në gjysmëfinale u mposht nga një garuese e Suedisë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Asija Kolari, në raundin e parë mposhti një garuese nga Bosnja, ndërsa në raundin e dytë një garuese nga Maqedonia e Veriut. Në gjysmëfinale u ndal nga një garuese e Rusisë, duke fituar medaljen e bronztë.

Në këtë kampionat garuan edhe Gani Resulbegoviq, i cili u ndal në raundin e parë nga një garues i Azerbajxhanit, si dhe Rea Nelaj dhe Rajana Bogdanoviq të cilat u ndalën nga garuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Katër medaljet e fituara në një nga kampionatet më të forta evropiane për klube përfaqësojnë një sukses të madh për TKD Ulqini.

 

Tkd Ulqini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi