Taekwondo: KANAQEVIQ DHE BISHA FITUES TË BURSËS NGA MINISTRIA E SPORTIT

TaekwondoShpërndahen bursat nga Ministria e Sportit për sportistët të cilët e kanë përmbyllur vitin 2018 me sukses të lartë.

Në mesin e shumë sportistëve tjerë ishin edhe dy sportistet e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2018 fitojnë bursën sportive për vitin 2019 nga Ministria e sportit të Malit të Zi.  Medina Kanaqeviq ishte e suksesshme gjatë vitit 2018 e cila mori pjesë në 16 aktivitete sportive në kategorinë e ndeshjeve dhe formave në disiplinën individuale dhe ekipore. Ajo vitin 2018 e përmbyll me 17 medalje, 14 të arta, 2 të argjendit dhe 1 të bronzit. Kampione e Malit të Zi në të dy disiplinat. Si dhe zuri vendin e 4 në kampionatin ballkanik. Nga Federata e Malit të Zi të Taekwondo-së shpallet seniorja më e suksesshme e vitit.

Sumeja Bisha gjithashtu pati një paraqitje të shkëlqyeshme gjatë vitin 2018  e cila poashtu konkurojë në 16 aktivitete sportive në diciplinën e formave kategorija individuale dhe ekipore.  Ajo është kampione e Malit të Zi si dhe kampione e Ballkanit ku zuri vendin e parë në Rumani gjatë muajit shtator. Sumeja gjatë vitin 2018 arrin të grumbullojë 16 medalje, 12 të arta dhe 4 të argjendit. Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi e shpall sportistja më e sukseshme e vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË
Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË

Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje. Siç deklaroi ai, “Sunny Palace” do të ndërtojë një hotel luksoz në vendin e ish “Galebit”, në të cilin

OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN
OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN

Edhe në mes te gushtit Ulqini shënon një vizitë të shkëlqyer, bëjnë të ditur nga Organizata Turistike. Siç theksohet, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë 40.715 mysafirë, prej të cilëve rreth 80 për qind janë

Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA
Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA

Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim nga ora 20:00. Turistëve dhe të gjithë vizitorëve

Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE
Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE

  Nga Forca e re demokratike është kumtua që sot Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare. Asllani lindi në Tivar me 12.02.1992. Shkollën fillore e

Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT
Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Ajo që është pritur prej shtatë vitesh, ndërtimi i çerdhes së re në Fushën e Ulqinit, është në prag të realizimit. Për këtë projekt kredia është miratuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës,