Gjatë vikendit me datë 19-20.03.2022 në Belgjik u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së i nivelit G2/E2 një ndër aktivitet më të mëdha të Taekwondo-së në Europë të këtij niveli. Aktivitet ky i cili shërben për rang listën botërore dhe grumbullimin e pikëve për lojrat Olimpike. Morën pjesë afro 1600 sportist nga 74 vende. Taekwondo Ulqini u prezantua me tre sportiste.
Garuesja më e suksesshme ishte Sara Kraja e cila fiton medaljen e argjendit . Me tre ndeshje të fituara kundër Francës, Kanadës, Greqisë, ajo u ndal në finale nga përfaqësuesja e Holandës.
Garuesja Arta Ismailaga fiton ndeshjen e parë kundër Francës, ndërsa ndeshjen e dytë humbet mu në sekondën e fundit e cila ishte shume pran medaljes të këtij niveli. Garuesja e tretë Amela Nuti u ndal në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Polonisë.
Falënderojmë të gjithë sponsorët në përkrahje të sportistëve tanë.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.