Taekwondo: Një tjetër medalje europiane për klubin e Ulqinit

Në Sarajevë nga datat 10-14 maj 2023 janë duke u zhvilluar Lojërat Europiane multi të nivelit G1/E2 që ka të bëjë për grumbullimin e pikëve për ranglistën Europiane e Botërore.

Ky aktivitet i sportit okimpik të Taekwondo-së grumbullojë 1000 sportist nga 40 vendet e Europës. Ekipi Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me tre sportistë, Sara Kraja, Arta Ismailaga dhe Amella Nuti.

Sportistja Amella Nuti arrinë të fitoj dy ndeshje dhe me këte shpërblehet me medaljen e bronzit gjegjësisht vendin e tretë në Lojërat Europiane multi dhe pikë të vlefshme për ranglistën Europiane.

Paraqitje të mirë patën edhe Sara e Arta mirëpo nuk arriten deri te medalja. Në program ishte planifikuar edhe sportisti Enes Dushku mirëpo për shkak lēndimit nuk pati mundësi të marrë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi