Me datë 02-03.02.2019 në Stuttgart u mbajt kupa Europiane e Presidentit për kategorinë e fëmijëve dhe kadet. Në aktivitet morën pjesë 1500 garues. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me dy garues, Bledar Kasmi dhe Sara Kraja.
Garuesja Sara Kraja pas tri fitoreve shpallet kampione e kupës Europiane të Presidentit për vitin 2019. Ajo fitoi kundër Gjermanisë, Britanisë dhe në finale kundër Greqisë.
Ndërsa garuesi Bledar Kasmi ndeshjen e parë e fitoj kundër garuesit nga Moldavia kurse ndeshjen e dytë fati nuk ishte në anën tonë i cili humb nga garuesi i Rusisë.
One Response
Pershendetje Unë jam një mjeshtër i vetëmbrojtjes dhe Taekwondo. Mund të vij dhe të punoj atje