Taekwondo: SARA KRAJA KAMPIONE E EVROPËS

LPIY9404Me datë 07-08.12.2019 në Gjermani u mbajtë kampionati Europian për kategorinë e fëmijëve apo pionirëve mosha 2008-2009. Diciplina e ndeshjes dhe forma. Në këtë kampionatë morën pjesë mbi 1200 garues në të gjitha diciplinat. Për ekipin e Malit të Zi u paraqitën 6 garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Sportistët nga Taekwondo Ulqini shënuan një rezultat historik për shtetin e Malit të Zi. Ku shpërblehen me 6 medalje Europiane dhe këto jan medaljet e para Europiane për Malin Zi në kategorinë pionirëve.

Diciplina e Ndeshjes:
Rezultati më i bukur i arritur ndonjëherë ishte medalja e artë e fituar nga SARA KRAJA e cila shpallet kampione e Europës për vitin 2019 në kategorinë -52kg ku arrinë të fitoj dy ndeshje me rezultat bindës.
Sportisti tjetër i cili fitoi medalje Europiane ishte ENES DUSHKU i cili fiton vendin e tretë medalje bronzi. Ndeshjen e parë e fitoi kundër përfaqësuesit nga Belgjika ndërsa ndeshjen e dytë humbë nga përfaqësuesi i Rusisë.

Diciplina e Formave:
Në diciplinën e formave sposrtistët nga Ulqini sjellin 4 medalje Europine.
Kategorija individuale:
SARA DERVISHI fiton medalje argjendi nënkampione Europiane.
Arta Ismailaga fiton medaljen e bronzit.

Kategorija Çift:
Vendi i tretë, medalje bronzi fituan dyshja ENES DUSHKU dhe ARTA ISMAIALAGA

Kështu sportistët nga qyteti i Ulqinit sjellin 6 medalje nga Kampionati Europian për vitin 2019.

Këto ishin ditët më të bukura në karieren time dhe shumë emocionuese. Me këtë ekip kemi punuar plotë nje vit duke u stërvitur gjashtë ditë në javë. Mundim, sakrific, lodhje e angazhim maksimal vetëm që të kemi paraqitje të mirë dhe të arrijmë nivelin Europian.

I falenderoj shumë këto sportistë për seriozitetin dhe maturinë e tyre të cilët në një moshë kaq të re u stërvitën plotë 6 ditët e javës pa ndërprerje për një vitë të tërë.
Falenderoj prindërit që i përkrahen maksimalishtë këto garues.

Falenderojë sposnsorët që na lehtësuan udhtimin tonë në kampionatin Europian ku pa ndihmën e tyre ndoshta nuk do kishim pas mundësi që të paraqitemi.

Taekwondo Ulqini:
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet