Gjatë vikendit me datë 30 prill dhe 01 maj në qytetin e Stokholmit u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së, Sweden Open 2022 të nivelit G2/E2 nivel ky që ka të bëjë për grumbullimin e pikëve që shërbejnë për rang listën botërore dhe për Lojërat Olimpike.
Në këtë aktivitet të Taekwondo-së u paraqitën 1066 sportist nga 58 vende. Ulqini u paraqit me dy sportiste Sara Kraja dhe Arta Ismailaga.
Arta pati një paraqitje të mirë e cili arrine të fitoj dy ndeshje kunder Suedisë dhe Greqisë, ndërsa në gjysëm finale ndalet nga garuesja tjetër e Greqisë. Me kte ajo kurorzohet me medalje bronzi dhe pikë të vlefshme për rang listën botërore.
Sara Kraja si njëra prej garueseve më e sukseshme nuk arriti që të kaloj ndeshjen e parë e cila në sekondat e fundit humbi me një pikë dallim.
Si do qoftë ne i urojmë shume suksese sportistëve tanë në këtë rrugtim kaq të gjatë ku në vahzdim na presim aktivitete shume të rëndësishme si, European Multi Games, Kampionati Europian për shtetet e vogla dhe kampionati Botëror.
Shpresojmë për më të mirën.
Tkd Ulqini
Fikret Dushku, prof.